‘Eliminimi nga Championsi ishte një goditje e madhe për Interin’

‘Eliminimi nga Championsi ishte një goditje e madhe për Interin’

18:32, 03/02/2021

Pas vështirësive në sezonin e kaluar, Milan Skriniar ia ka dalë të përshtatet më së miri me skemën me tre mbrojtës që përdor Antonio Conte dhe është shndërruar sërish në një titullar të padiskutueshëm të Interit.

Në një intervistë për mediat sllovake, mbrojtësi zikaltër ka folur për objektivin e klubit, që është triumfi në kampionat, teksa ka pranuar se tek Interi ende e vuajnë atë eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka qenë një goditje e rëndë për ne, megjithatë jemi në lojë edhe në dy trofe dhe do të bëjmë të pamundurën të fitojmë diçka këtë sezon. Flasim pak për titullin në dhomat e zhveshjes, por Interi është një skuadër që ka gjithmonë objektiva maksimalë”, u shpreh futbollisti sllovak.

Fitorja me Juventusin në kampionat ka rritur besimin te zikaltrit se ky mund të jetë sezoni i duhur për të rikthyer titullin kampion në Milano dhe këtë e pranon edhe Skriniar, që evidenton faktin se Interi nuk fitonte prej vitesh ndaj bardhezinjve.

“Fitorja me Juventusin ishte shumë e rëndësishme, pasi nuk fitonim prej vitesh dhe për më tepër bëhet fjalë për derbin e Italisë. Pas asaj ndeshjeje ishim shumë të lumtur dhe të bindur në forcën tonë për t’i ndryshuar udhë titullit kampion, që prej 9 vitesh radhazi shkon në Torino. Këtë sezon kampionati është shumë i ekuilibruar, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, deklaroi Skriniar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco