Vëllai i Pogbasë kërcënon Man. United: Shiteni në verë, ndryshe ikën falas!

Vëllai i Pogbasë kërcënon Man. United: Shiteni në verë, ndryshe ikën falas!

16:22, 03/02/2021

Manchester United duhet ta 'shesë Paul Pogba në merkaton e kësaj vere' përndryshe do ta humbas falas, ka paralajmëruar vëllai i yllit francez Mathias.

Pavarësisht se Pogba ka zhvilluara paraqitje të mira, të gjithë në Angli flasin për një largim të mesfushorit francez nga United.

Në dhjetor 2020, agjenti i Pogba, Mino Raiola zbuloi se 27-vjeçari dëshiron të largohet nga Old Trafford duke pranuar se fituesi i Kupës së Botës kishte më shumë të ngjarë të largohej në verë me një vit të mbetur në kontratë.

Trajneri i “Djave të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron ta shesë mesfushorin.

Por vëllai i madh i Paul, Mathias, i cili luan për ekipin spanjoll Racing Murcia një një intervistë të dhënë së fundmi për “El Chiringuito" kërcënoi klubin anglez në lidhje me situatën e vëllait të tij.

 “I ka mbetur edhe një vit nga kontrata (2022). Nuk e di [nëse do të qëndrojë deri atëherë]. Unë nuk mund t'ju ndihmoj. E vetmja gjë që mund të them është, nëse United dëshiron para, duhet ta shesë në verë. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Nëse jo, ai do largohet falas”, tha Mathias Pogba.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco