FOTO/ Gjyqtarët shqiptarë marrin stemat e FIFA-s për vitin 2021

FOTO/ Gjyqtarët shqiptarë marrin stemat e FIFA-s për vitin 2021

16:22, 03/02/2021

Ndahen stemat e FIFA-s për gjyqtarët shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021.

Në ceremoninë e organizuar sot nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrimit morën pjesë Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja, si dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Kastrati kërkoi nga gjyqtarët punë sa më profesionale.

Nga 13 gjyqtarët që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, vijojnë të jenë edhe tre femra, Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente.

Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i Futsallit, Arlind Subashi.

Gjyqtarë kryesorë:

1.Enea Jorgji

2.Eldorian Hamiti

3.Juxhin Xhaja

4.Emanuela Rusta

Asistentët:

1.Denis Rexha

2. Ridigers Ccokaj

3. Nertil Bregasi

4. Dojando Myftari

5. Ilir Tartari

6. Redi Avdo

7. Koleta Prenga

8. Erinda Kume

Gjyqtar i Futsallit

1. Arlind Subashi

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco