Memelli flet si trajner i Skënderbeut: Rivali ynë është vetja!

Memelli flet si trajner i Skënderbeut: Rivali ynë është vetja!

15:21, 03/02/2021

Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i ri i Skënderbeut.

Trajneri nga Pogradeci tashmë është pjesë e “Ujqërve të Dëborës” duke marrë drejtimin e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.

“Falenderoj klubin për besimin. Shpresoj që gjërat të ecin mirë. Ajo që premtoj për komunitetin e futbollit këtu është puna e madhe dhe përkushtim të pareshtur. Pjesa tjetër, objektivat do t’i shohim ndeshje pas ndeshje", tha fillimisht, Memelli .

– Çfarë iu bindi t’i bashkoheshit Skënderbeut?

Përvoja e madhe që ka klubi, ambjentet, terrenet, ajo që më bën optimist është baza e lojtarëve Individualisht, ka lojtarë me shumë cilësi.

– Cili është objektivi i këtij ekipi?

Do të punoj skuadrën duke e njohur dita-ditës. Ajo që duhet do ta them në vazhdim.

– E nisni në një transfertë të vështirë si ndeshja me Tiranën. Si e parashikoni?

Tirana është një klub i njohur për mua. Shpresoj që tani që mbroj Skënderbeun, besoj të bëj një ndeshje sa më të mirë. Te Tirana kam shumë miq, brenda 90 minutave do të bëjmë gjithçka për maksimumin.

Mbështetja jonë si trajner është te puna jonë, lojtarët dhe klubi. Besojs e me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ndërgjegjie të kthjellët. Ne, stafi, Erion Llapanji, Gentjan Liçi dhe lojtarët shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

– Si i komentoni deklaratat e Jani Kaçit?

Profesor Jani jani është me përvojë te ky qytet. Ka bërë shuëm dhe i ka dhënë shumë Skënderbeut. Do t’i marr të gjitha sugjerimet  në mënyrën më të mië të mundshme. Ajo që thatë ju qëndron. Të fillojmë sa më parë nga puna.

– Cilët janë rivalët e Skënderbeut dhe a besoni te mbijetesa?

Asnjëri rival nuk kemi, kemi veten. Do të bëjmë maksimumin për veten tonë. Ekipet e tjera në tabelë duhet të jenë një numër që thjesht që s’duhet të referohemi. Punën kemi me veten tonë.

– E shkuara juaj si futbollist, si kanë qenë ndeshjet kundër Skënderbeut?

Dinamika e një futbollisti është që në një moment apo tjetër të reagojë. Karrierën e kam nisur këtu, Korça është qytet i dashur për mua. I premtoj opinionit punë të palodhur dhe sakrificë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco