Messi hedh në gjyq gjithë kupolën drejtuese të Barcelonës

Messi hedh në gjyq gjithë kupolën drejtuese të Barcelonës

14:05, 03/02/2021

Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë pas zbulimit të detajeve të kontratës së tij nga gazeta “El Mundo”.

Sipas burimeve pranë përfaqësuesve të tij ligjorë, futbollisti argjentinas do të paraqesë një ankesë penale kundër 5 personave që ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e dokumentit privat të cilat u publikuan më pas nga gazeta

Për fjalë për Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës) .

Të gjithë këta persona kanë pasur qasje në dokumente e për rrjedhojë janë të dyshuarit kryesorë për servirjen e kontratës gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj.

Interesant është fakti që klubi i Barcelonës, më konkretisht Komiteti i Menaxhimit, ka kërkuar të fillojë një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco