Final 8 nis nga sonte deri me 7 shkurt

Final 8 nis nga sonte deri me 7 shkurt

12:23, 03/02/2021

Nga 3 deri më 7 shkurt do të zhvillohet Final 8 Kupa e Kosovës Vllesa Pagesa, ku përveç tetë skuadrave të Superligës, do të jetë edhe finalja në konkurrencën e femrave mes Bashkimit dhe Prishtinës, si dhe Final 4 i Ligës së Parë.

Të gjitha ndeshjet e Final 8 dhe finalja e femrave do të transmetohen ekskluzivisht në Kujtesa.

Gjithashtu Kujtesa ofron edhe Highlights dhe intervistat pas ndeshjes, që do të shfaqen edhe në faqen dhe rrjetet sociale të FBK-së.

Shumë përballje interesante, dramatike dhe me emocione të mëdha do të shfaqen në ekranet televizive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco