VIDEO/ Ronaldo Jr i festoi si një ultras i vërtetë golat e babait të tij

VIDEO/ Ronaldo Jr i festoi si një ultras i vërtetë golat e babait të tij

23:23, 02/02/2021

Juventus mposhti me përmbysje 2-1 Interin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Dy golat që i dhanë fitoren skuadrës torineze u shënuan nga sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

Gëzim i madh për bardhezinjtë dhe familjen e Cristiano-s, teksa pas ndeshjes u publikua një video shumë e bukur e festës së djalit të sulmuesit portugez, Ronaldo Jr, në momentin kur i ati shënoi golin e parë të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Ronaldo Jr i festoi si një ultras i vërtetë golat e babait të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco