Pirlo ‘hakmerret’ ndaj Conte-s, Juventus me një këmbë në finale

Pirlo ‘hakmerret’ ndaj Conte-s, Juventus me një këmbë në finale

22:46, 02/02/2021

Juventus ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë mposhtën me përmbysje 2-1 skuadrën e Interit në “Giuseppe Meazza”.

Fillimisht ishin zikaltërit që kalua në avantazh me Lautaro Martinez në minutën e 9-të takimit.

Mirëpo, Juve arriti të përmbyste rezultatin që në pjesën e parë,  falë dopietës së Cristiano Ronaldo-s.

Sulmuesi portugez barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltis, pas ndërhyrjes së VAR, ndërsa goli i dytë erdhi pas një mosmarrëveshje të Bastonit me Handanovic, ku Ronaldo me portën e boshatisur dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Inter ishte më kërkues, por që nuk arriti t’i finalizonte raste me gol. Njëherë Demiral dhe njëherë Buffon i mohuan golin lojtarëve të skuadrës zikaltër. Rezultati nuk ndyshoi deri në fund, me Juventusin që në ndeshjen e kthimit që do të luhet më 9 shkurt në "Allianz Stadium i duhet thjeshtë të administrojnë rezultatin ndaj Interit.

Ky triumf mund të quhet edhe si një lloj hakmarrje e Andrea Pirlo-s ndaj Antonio Conte-s, që pak ditë më parë e mundi me rezultatin 0-2.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco