Romano Floriani Musolini te të rinjtë e Lazios, është stërnipi i Duçes

Romano Floriani Musolini te të rinjtë e Lazios, është stërnipi i Duçes

21:02, 02/02/2021

Stërnipi i ish-udhëheqësit fashist të Italisë, Benito Musolini, (1883-1945), Romano Floriani Musolini, u bashkua me skuadrën e 19-vjeçarëve të Lazios.

Romano, 18 vjeç, është nipi i ish-udhëheqësit fashit, Musolini, i njohur ndryshe si Duçe, dhe luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lojtari ka qenë pjesë e 18-vjeçarëve të Lazios, por tani ka pasur një ngritje, duke kaluar te ekipi i 19-vjeçarëve ose siç njihet ndryshe Lazio Primavera.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, nëna e Romanos, Alesandria, është shprehur se nuk dëshiron që t’i kujtojnë prejardhjen e djalit të saj.

“Është një temë që unë preferoj të qëndroj larg. Nuk dua t’i kujtojnë prejardhjen. Djali im nuk dëshiron asnjë ndërhyrje në jetën e tij dhe gjërat e tij”, tha e ëma e mbrojtësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco