Mançini deklaron largimin nga kombëtarja e Italisë pas Botërorit ‘Katar 2022’

Mançini deklaron largimin nga kombëtarja e Italisë pas Botërorit ‘Katar 2022’

18:56, 02/02/2021

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, paralajmëroi se do të largohet nga drejtimi i kombëtares së kaltër pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Tekniku italian u shpreh në emisionin “Tiki Taka” se ka ndërmend të kthehet si trajner klubi pas vitit 2022.

“Italia në Kupën e Botës? Si fillim, duhet të kualifikohemi, përderisa nuk është e sigurtë duke parë se dështuam për kompeticionin e fundit. Kemi Kampionatin Europian, pastaj Ligën e Kombeve në shtëpinë tonë. Në harkun kohor të dy viteve, kemi 3 kompeticione dhe është e qartë që dua të jem në të tria.

Me ekipin kombëtar ka disa ndeshje që ndonjëherë dikush mërzitet duke qëndruar në shtëpi. Kjo është çështja. Është një nder i madh të jem në pankinën e kombëtares së Italisë, sidomos në këtë moment kur ekipi është bërë mjaft konkurues. Më pas po, do të kthehem të stërvis një skuadër.

Trajneri i ri i Italisë? Ka shumë trajnerë që mund ta kryejnë këtë detyrë, p.sh.: Gasperini, Alegri, Ançeloti”, u shpreh Mançini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco