Zyrtare/ Klubi i Marsejës shkarkon nga detyra trajnerin Villas Boas, ja kush pritet ta zëvendësojë

Zyrtare/ Klubi i Marsejës shkarkon nga detyra trajnerin Villas Boas, ja kush pritet ta zëvendësojë

17:45, 02/02/2021

“ Paraqita dorëheqjen time me argumentin se nuk isha dakord me politikën sportive të klubit. Nuk dua asnjë para nga klubi, thjesht dua të iki. Ne e mbyllëm merkaton me një lojtar të afruar (Olivier Ntcham), për të cilin unë kisha thënë ‘jo’. Klubi e afroi dhe nuk m’u shpjegua për arsyen e këtij vendimi". Andre Villas-Boas hodhi një bombë këtë të martë në konferencën për shtyp, ku njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës me klubin e Marsejës.

E gjitha kjo ka ardhur pas afrimit të Olivier Ntcham, në huazim me mundësi për të blerë nga Celtic, për të cilin tekniku portugez nuk kishte qenë dakord. Ai thjesht vendosi të përplaste derën, pa kërkuar asgjë në këmbim. Drejtuesit e klubit francez, pas një periudhe të shkurtër reflektimi, e pranuan vendimin.

Përmes një deklarate për shtyp, klubi marsejez njoftoi se ka shkarkuar Andre Villas Boas nga detyra e trajnerit, pas komenteve të bëra në konferencën për shtyp. Veç shkarkimit Marsejë njoftoi se trajnerin e presin edhe penalitete të tjera.

 “ Klubi i Marsejës njofton shkarkimin e Andres Villas-Boas si një masë paraprake. Ky vendim është bërë i pashmangshëm, duke pasur parasysh përsëritjen e veprimeve dhe të qëndrimeve që e dëmtojnë seriozisht klubin dhe punonjësit që e mbrojnë çdo ditë atë. Komentet e bëra sot në konferencën për shtyp, në veçanti në lidhje me Pablo Longoria (drejtori sportiv), janë të papranueshme.

Investimi i tij i jashtëzakonshëm nuk mund të vihet në pikëpyetje, madhe u përkrah nga të gjithë gjatë kësaj periudhe merkatoje të karakterizuar nga një krizë e madhe. Sanksionet e mundshme kundër Villas-Boas do të merren pas procedurave disiplinore”, thuhet në komunikatën e klubit të Marsejës.

Sipas raportimeve të fundit, vendin e Villas Boas tek Marsejë pritet ta zërë trajneri italian, Mauricio Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco