26 herë pozitiv me Covid-19: Kalvari i Sergi Roberto-s

26 herë pozitiv me Covid-19: Kalvari i Sergi Roberto-s

17:27, 02/02/2021

Sergi Robeto u rikthye ditën e djeshme në stërvitje me Barcelonën pas një mungese 2 mujore. Në raportin mjekësor të lëshuar nga klubi, thuhet se ai ishte infektuar me koronavirus pak kohë pasi ishte dëmtuar.

28-vjeçari u dëmtua më 22 nëntor, ndërsa më 1 dhjetor u diagnostikua pozitiv me Covid-19.

Gazetari Xavier Campos në emisionin “Onze” dha më shumë detaje duke treguar se pasi u infektua me koronavirus, Roberto rezultoi 26 herë të tjera pozitiv.

Ndërkohë, futbollisti spanjoll ka marrë veten edhe nga dëmtimi edhe nga koronavirusi dhe do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet vijuese.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco