'Armëpushim' mes Fonseca-s dhe Dzeko-s, sulmuesi stërvitet me grupin

'Armëpushim' mes Fonseca-s dhe Dzeko-s, sulmuesi stërvitet me grupin

16:59, 02/02/2021

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca dhe sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko i groposën “shpatat e luftës”.

Palët kanë lënë pas krahëve mosmarrëveshjet midis tyre për të mirën e klubit. Sipas “Il Messagero-s”, Fonseca ka lejuar Dzekon për t’u stërvitur me pjesën tjetër të grupit në kuadër të përgatitjeve për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”. Edhe pse Dzeko do të jetë pjesë e ekipit, në formacion do të jetë Borja Mayoral, i cili ka treguar një formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit.

Raportet e Fonseca-s me Dzeko-n u prishën pas ndeshjes me Spezian në Kupën e Italisë, ku verdhekuqtë u eliminuan, ndërsa më pas tekniku portugez la sulmuesin boshnjak të stërvitet i vetëm dhe nuk e grumbulloi dy ndeshje radhazi.

Kujtojmë që në ditët e fundit flitej shumë për një shkëmbim mes sulmuesit dhe Alexis Sanches të Interit, por diçka e tillë nuk u realizua.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco