VIDEO/ Istanbulspor fiton ndaj Altayn, shkëlqejnë tre shqiptarët

VIDEO/ Istanbulspor fiton ndaj Altayn, shkëlqejnë tre shqiptarët

16:36, 02/02/2021

Istanbulspor mposhti me rezultatin 3-1 Altayn në transfertë, duke bërë një hap të madh drejt kreut të renditjes që të çon në elitën e futbollit turk.

Protagonist absolut në këtë triumf të Istanbulspor ishte treshja shqiptare: Eduart Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Et’hemi.

Rroca zhbllokoi takimin, duke shënuar një gol mjaft të bukur në minutën e 29-të, ndërsa afrimi i kësaj merkatoje, Valon Et’hemi shënoi golin e parë në këtë eksperiencë të re me fanellën e Istanbulspor.

Nuk mund të mungonte edhe Abazaj, i cili gjithashtu u bë protagonist në minutën e 85′, duke dhënë asist në golin e tretë, që vulosi sfidën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco