'Nuk e doja atë lojtar', Boas me zë të lartë: Unë jap dorëheqjen, nuk jam më trajner i Marsejës!

'Nuk e doja atë lojtar', Boas me zë të lartë: Unë jap dorëheqjen, nuk jam më trajner i Marsejës!

16:18, 02/02/2021

Andre Villas-Boas nuk është më trajneri i Marsejës. Në mosmarrëveshje me politikën sportive të klubit, tekniku portugez dha dorëheqjen sot në konferencë për shtyp: "Paraqita dorëheqjen time me argumentin se nuk isha dakord me politikën sportive të klubit. Nuk dua asnjë para nga klubi, thjesht dua të iki”, tha Villas-Boas në prag të ndeshjes kundër Lens.

Boas më pas tregoi më shumë detaje nëm lidhe me këtë vendim: " Ne e mbyllëm merkaton me një lojtar të afruar (Olivier Ntcham), për të cilin unë kisha thënë ‘jo’. Klubi e afroi dhe nuk m’u shpjegua për arsyen e këtij vendimi". Ntcham u transferua në orët e fundit të merkatos nga Celtic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco