Timonieri i ri i Skënderbeut, Takaj i telefonon teknikut korçar dhe i bën me dije se...

Timonieri i ri i Skënderbeut, Takaj i telefonon teknikut korçar dhe i bën me dije se...

15:26, 02/02/2021

Pas largimit të Julian Ahmatajt burime të sigurta pranë klubit bënë të ditur se Gentian Liçi do të jetë trajneri i përkohshëm i Skënderbeut.

Burime të Panorama sport thanë se paraditen e djeshme presidenti i Skënderbeut i ka telefonuar ish-kapitenit bardhekuq duke i bërë me dije se do të jetë ai timonieri i ri i skuadrës deri në gjetjen e një trajneri tjetër.

Por, duket se mundësia e qëndrimit si trajner përfundimtar është lënë e hapur, në varësi të rezultateve dhe lojërave që do të zhvillojë Skënderbeu në tre-katër ndeshjet e radhës. Më pas, presidenti Takaj do të vendosë nëse do të vijojë me Liçin apo do të bëjë një zgjedhje tjetër.

Në seancën e djeshme ish-futbollisti i Skënderbeut, Partizanit e Dinamos i është drejtuar ekipit si trajner duke u munduar që t’i shkundë sa më shumë lojtarët. Liçi u ka kërkuar futbollistëve të mos dorëzohen edhe në kushtet kur humbasin, pasi futbolli është i tillë, por mbi të gjitha u ka kërkuar qetësi. Në pak minuta përballë ekipit, Liçi është marrë një për një me të gjithë lojtarët që kanë luajtur me Kukësin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco