Probleme për Ansu Fatin, talenti mund të futet për herë të dytë në operacion

Probleme për Ansu Fatin, talenti mund të futet për herë të dytë në operacion

11:36, 02/02/2021

Talenti Ansu Fati nuk do të mund të riaftësohet në kohë për përballjen mes Barcelonës dhe PSG në Champions League.

Në fakt, rehabilitimi i “yllit” të Barçës nuk po shkon ashtu sikurse ishte parashikuar, çka ka sjellë shqetësim në kampin “blaugrana”.

Mjekët e klubit dhe vetë Ramon Cugat, kirurgu që e operoi, nuk duan të përcaktojnë afatet e kthimit, të vetëdijshëm se do të shërbente vetëm për të ushqyer ankthin dhe dëshpërimin tek lojtari. Në klub ata e kanë shumë të qartë se përparësia absolute është rikuperimi 100% i gjurit të majtë të Ansu Fati, një lojtar vetëm 18 vjeç dhe me një karrierë të gjatë përpara, kështu që koha dhe metodat që duhet ndjekur nuk kanë rëndësi.

Në kushte normale, tre muaj të operacionit (u dëmtua më 7 nëntor dhe iu nënshtrua një operacioni dy ditë më vonë), menisku do të duhej të konsolidohej plotësisht dhe lojtari do të fillonte stërvitjen në fushë.

Sidoqoftë, siç ka mësuar AS, realiteti është krejt i ndryshëm: gjuri i majtë vazhdon t’i shkaktojë dhimbje koke, pasi kur rritet ngarkesa e punës, gjuri pëson enjtje, për rrjedhojë, Ansu Fati është i detyruar të ulë intensitetin e ushtrimeve.

Situata është aq e dëshpëruar sa nuk është përjashtuar mundësia që lojtari të kalojë përsëri nëpër sallën e operacionit për të kontrolluar shkaqet e enjtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco