Merret vendimi, ja ku do të rifillojë Kategoria e Parë dhe e Dytë

Merret vendimi, ja ku do të rifillojë Kategoria e Parë dhe e Dytë

11:57, 01/02/2021

Edhe pse reshjet e shiut në vendin tonë vazhdojnë me intesistet të lartë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur përfundimisht që Kategoria e Parë dhe e Dytë të startojë këtë fundjavë.

“Panorama Sport” mëson se klubet janë njoftuar për rifillimin e aktivitetit në fundjavë, ku ditën e shtunë do të luhen sfidat e Kategorisë së Parë dhe të Grupit A të Kategorisë së Dytë, ndërkohë që të dielën luhen sfidat e Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Kujtojmë që këto 2 kategori ishin planifikuar të nisnin në javën e dytë të janarit, por për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, zhvillimi i aktivitetit në terrenet e mbuluara me ujë dhe dëborë, ishte thuajse i pamundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco