Kontrata faraonike, ja çfarë mund të blinte Lionel Mesi me 555 milionë euro

Kontrata faraonike, ja çfarë mund të blinte Lionel Mesi me 555 milionë euro

09:44, 01/02/2021

Rroga e çmendur që ka përfituar Lionel Mesi në një vit me Barcelonën, por edhe kontrata 4-vjeçare e tij që shkonte deri në 555 milionë euro i kanë bërë mediat që të shfrenojnë fantazinë dhe të mendojnë se çfarë mund të blejë Lionel Mesi me ato para. Gazeta “MARCA” shkruan se me kaq shumë të ardhura, kapiteni i Argjentinës mund të blejë patjetër shtëpinë më të shtrenjtë dhe më luksoze në botë, e cila kushton 430 milionë euro.

Ndodhet në Los Anxhelos dhe ka 9.290 metra katrorë, 20 dhoma, 20 tualete, servise të ndryshme, pishina dhe gjithçka tjetër. Mesi gjithashtu mund të blejë edhe jahtin më luksoz në botë, “El Azzam”. Ai kushton 510 milionë euro dhe është në pronësi të sheikut Jalifa bin Zajed Al Nahaja, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Me atë kontratë, “Pleshti” mund të blejë dy herë ishullin më të shtrenjtë në botë, i cili ndodhet në Panama.

Vlera e tij është mes 200 dhe 260 milionë euro. Gjithashtu, mund të ketë avionin më të shtrenjtë në botë, por mund të blejë vetëm gjysmën e avionit luftarak. Ai kushton 1.2 miliardë euro. Kapiteni i Barcelonës me kontratën 4-vjeçare mund të blejë 9 diamante nga më të shtrenjtit në botë, gjysmën e Grenlandës.

Kjo e fundit nuk është në shitje pas një vendimi të marrë nga qeveria vendëse. Kapiteni i katalanasve mund të bëjë të tijat 35 Bugati, ku vlera e njërës prej tyre është 15 milionë euro. Mesi mund të blejë 185 shishe tekila, ku njëra prej tyre kushton 3.5 milionë euro dhe konsiderohet si një nga pijet alkoolike më të shtrenjta./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco