Fundjavë e keqe për Icardin, hajdutët i grabisin shtëpinë

Fundjavë e keqe për Icardin, hajdutët i grabisin shtëpinë

09:17, 01/02/2021

Fundjavë e keqe për ish-sulmuesin dhe kapitenin e Interit, Mauro Icardi, aktualisht pjesë e PSG-së.

Humbjes 3-2 përballë Lorientin (dy golat e Parisit i shënoi Neymar) i parapriu një ngjarje aspak e këndshme në banesën e tij.

Sipas “L’Equipe”, ndërsa 27-vjeçari ishte i grumbulluar për transfertën e Lorientit, shtëpia e tij u plaçkit nga hajdutët, të cilët kanë arritur të marrin sende me vlerë si bizhuteri, një orë të shtrenjtë dorë dhe veshje luksoze me vlerë rreth 400 mijë euro.

Ky ishte vlerësimi i parë i bërë nga policia, që ishte në pritje të kthimit të Icardit në banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco