Fitore e vështirë me Bilbaon, Messi dhe Griezman nderojnë Barcelonën

Fitore e vështirë me Bilbaon, Messi dhe Griezman nderojnë Barcelonën

23:15, 31/01/2021

Barcelona i falet Antoine Griezmann në ndeshjen kundër Athletic Bilbao në shtëpi.

Katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1 dhe ai që e zhbllokoi ndeshjen ishte Leo Messi, i cili realizoi një perlë me goditje dënimi.

Goli i 650-të me Barcelonën, ashtu sikurse i 600-ti kundër Liverpool, u shënua me të njëjtën mënyrë.

Gjithsesi festa e skuadrës blaugrana u prish në fillim të pjesës së dytë, kur Jordi Alba devijoi një top në portën e atij.

Autogoli i pestë në karrierë dhe Alba barazon rekordin në La Liga.

Gjithsesi Barcelona reagoi dhe me anë të Antoine Griezman shënoi edhe golin e dytë, që rezultoi i fitores.

Katalanasit ngjiten në vend të dytë, por me pikë të barabarta (40) me Real Madridin, teksa e shkëputur në krye (50 pikë dhe një ndeshje më pak) është Atletico e Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco