Mazrekaj në Syri Tv: Për Partizanin kam nostalgji, as në ëndërr s’e kam parë veten kaq në formë

Mazrekaj në Syri Tv: Për Partizanin kam nostalgji, as në ëndërr s’e kam parë veten kaq në formë

22:36, 31/01/2021

Një nga ekipet që ka një ecuri mjaft të mirë në këtë sezon në Superiore është Laçi.

Fitorja e sotme 1-0 me Teutën e ka ngjitur skuadrën kurbinase në vend të tretë dhe pretendimet janë të mëdha.

Golin e fitores me durrsakët e shënoi Mentor Mazrekaj, i cili është rikthyer në Superiore, duke treguar formë të jashtëzakonshme.

I ftuar në “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri Tv, Mazrekaj pohoi se ka nostalgji për Partizanin ku ka luajtur para disa sezonesh.

“Normal që kam nostalgji për Partizanin, sepse vitet më të mira të karrierës sime i kam kaluar aty’, tha fillimisht 31-vjeçari.

Në lidhje me objektivat e Laçit, fantazisti prishtinas tha: “Sa për Vllazninë, ne do të kemi ndeshje kundër tyre dhe shpresojmë të fitojmë, në mënyrë që të shkurtojmë diferencën. Rikthimin në Superligë as në ëndërr nuk e shihja se do të ishte kaq i suksesshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të ndihmoj Laçin të ecë përpara”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco