Premierligë/ Liverpooli fiton në Londër dhe ngjitet i treti

Premierligë/ Liverpooli fiton në Londër dhe ngjitet i treti

21:09, 31/01/2021

Tjetër fitore për Liverpoolin e Jurgen Klopp në kampionat, që mori suksesin e dytë radhazi duke ruajtur kontaktet me kreun e klasifikimit që mbahet nga Manchester City.

Kampionët e Anglisë ndalën hovin e West Ham, që në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet kishte pësuar vetëm një humbje dhe vinte nga 6 fitore rresht.

“The Reds” triumfuan brenda në Londër me rezultatin 1-3 në një sfidë të dominuar nga Liverpooli.

Pas një pjese të parë pa gola, Liverpooli e zgjidhi ndeshjen në fraksionin e dytë falë sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, i cili shënoi dy herë në harkun e 11 minutave, në të 57-ën dhe 68-ën duke i çuar shifrat në 0-2.

Fitoren e “The Reds” e vulosi goli i Wijnaldum në minutën e 84-t, ndërkohë që në të 87-ën West Ham shënoi golin e nderit me Dawson.

Me këtë fitore skuadra e Klopp u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 40 pikëve, duke parakaluar Leicester-in e Brendan Rodgers që u mposht nga Leeds United brenda në “King Power Stadium” me rezultatin 1-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco