FOTO/ Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 17-të

FOTO/ Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 17-të

20:35, 31/01/2021

Partizani-Vllaznia ishte sfida që mbylli siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat.

Në përfundim të kësaj jave, shkodranët vijojnë të kryesojnë të qetë duke ruajtur diferencën në +9 nga ndjekësit.

Vendi i dytë mbahet nga Partizani i Ilir Dajës që në 17 ndeshje ka siguruar 28 pikë.

Aty ngjitur të kuqve ndodhen edhe Laçi me Teutën, që kanë 1 pikë më pak se kryeqytetas.

Me fitoren ndaj Skënderbeut në valle është futur edhe Kukësi i Mirel Josës, që tashmë ka 11 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

Ndërkohë për sa i përket mbijetesës, lufta duket se do të jetë treshe mes Apolonisë, Skënderbeut dhe Bylisit.

Krutanët e Ramazan Ndreut duken më të qetë pas fitores ndaj Bylisit, teksa janë shkëputur 8 pikë nga Apolonia e vendit të 8-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco