Atletico Madrid nuk ndalet, fitorja e 8-të radhazi e shkëput në krye të La Ligës

Atletico Madrid nuk ndalet, fitorja e 8-të radhazi e shkëput në krye të La Ligës

19:39, 31/01/2021

Atletico Madrid vendos njërën dorë tek titulli kampion në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones nuk di më të ndalet në kampionat teksa regjistroi fitoren e 8-të radhazi duke u shkëputur në +10 nga Reali i vendit të dytë, për më tepër që Los Colchoneros kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Atletico triumfoi 2-4 në transfertën ndaj Cadiz një sfidë të cilën e zgjidhi falë të përhershmit Luis Suarez që realizoi dy herë dhe dy mesfushorëve të dalë nga kantera dhe që prej një “jete” luajnë tek Atletico, Saul Niguez dhe Koke. 

Në minutën e 28-të Suarez hapi serinë e golave duke kaluar në epërsi skuadrën e El Cholos, por avantazhi i Atleticos zgjati fare pak pasi në të 35-ën veterani Alvaro Negredo shënoi golin e barazimit për Cadiz.

Në fundin e pjesës së parë Saul i dha sërish avantazhin ekipit mik, ndërsa në fillimin e së dytës, Luis Suarez me një 11-metërsh gjeti edhe golin e 3-të dhe të 14-in personal në këtë sezon të La Ligas.

Cadiz u përpoq të rihapte sfidën me një tjetër finalizim të Negredos në minutën e 71-të, por në të 88-ën Koke riktheu sërish qetësinë me golin e 2-4.

50 pikë për Los Colchoneros pas 19 ndeshjes me titullin kampion që është gjithnjë e më afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco