Daja: Topi ngeli te vija fatale, me Vllazninë e ‘fituam’ ndeshjen

Daja: Topi ngeli te vija fatale, me Vllazninë e ‘fituam’ ndeshjen

19:47, 31/01/2021

Ilir Daja u shfaq pjesërisht i kënaqur pas barazimit që mori Partizani i tij në sfidën delikate ndaj Vllaznisë.

Në intervistën e tij për “Gol pas Goli” Daja e analizoi kështu ndeshjen: “Kemi qenë shumë agresiv sot. Edhe në fund, kur po festonim që topi po shkonte në rrjetë, koha na ndali. Ne nuk jemi agresivë në dyluftime. Arbitrat duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. E kam fjalën për kartonët e kuq, ndoshta edhe të Vllaznisë mund ta kursente. Do doja ta shihja atë rast. Mund të shkonte deri te kartoni i verdhë. Ka edhe më të rënda se kjo.

Sot me Vllazninë e fituam ndeshjen, pasi topi ngeli te vija fatale. Në Shkodër morëm një gol me goditje standarde. Për ju janë statistika, kurse ne themi t’i analizojmë. Jemi në vend të dytë dhe kemi bërë më mirë se rivalët që ju thanë. Po t’i kishim mundur do të ishim me pikë aty-aty me Vllazninë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco