Brdariç për barazimin me Partizanin: Shiu na sjell fat

Brdariç për barazimin me Partizanin: Shiu na sjell fat

19:10, 31/01/2021

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, u ndal të analizonte barazimin 0-0 sot në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit.

Për sa i përket titullit kampion, tekniku kroato-gjerman u shpreh në “Gol pas goli” se ka ende dhe 3 muaj kampionat edhe ende nuk mund të flitet për trofeun.

Pse nuk fitoi Vllaznia sot ndaj Partizanit? – Shiu na sjell fat. Megjithatë, e bëri dhe të vështirë shprehjen e lojës, sepse u rëndua terreni. Të gjithë na ndjekin. Duhet të japim maksimumin tonë për të fituar. Ishim ne më të mirët në 45 minutat e para. Pastaj lëshuam terren duke e bërë Partizanin më të fortë.

Barazimi me aromë titulli – Jemi në mes të sezonit. Treguam shumë përkushtim. Për të ardhur deri këtu na ka ndihmuar dhe fati. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 3 muajt e ardhshëm, prandaj, duhet të vazhdojmë përpara me punë të fortë.

Terreni i rënduar nga shiu – Ekipet e kanë të vështira të luajnë me këtë terren. Humbëm Krymin dhe duhej të dilnim në kundërsulm. Patëm një mundësi të mirë, por nuk e kthyem në avantazh. Duhet të jemi më të guximshëm dhe më të zotë në qarkullimin e topit.

Dilaver nuk shënon prej një kohe të gjatë dhe kë rëndoi dalja me karton të kuq – Të luajmë të gjithë dhe pa topin në këmbë. Sulmuesi matet me gola. Shpresoj që në momentin e parë Dilaver të zhbllokohet sa më shpejt. Do të përgatitemi për Laçin të premten. Nuk kemi shumë kohë. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona. E rëndësishme të shënojë skuadra. Nuk jemi të kënaqur me kartonin të kuq. Të dyja ekipet e vuajtëm. Nuk ishim të kënaqur të dyja ekipet, sepse mbetëm me 10 lojtarë. Partizani është mësuar sepse mori të kuq kundër Tiranës. Do të mësojmë nga ata”, u shpreh trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco