VIDEO/ S’ka fitues në ‘baltën’ e ‘Elbasan Arena’, Vllaznia ruan distancën me Partizanin

VIDEO/ S’ka fitues në ‘baltën’ e ‘Elbasan Arena’, Vllaznia ruan distancën me Partizanin

18:41, 31/01/2021

Në “Elbasan Arena” u luajt ndeshja më e rëndësishme e javës së 17-të të Superligës mes Vllaznisë kryesuese dhe Partizanit të vendit të dytë, shkruan Syri.net.

Ky takim u luajt nën reshjet e shiut në Elbasan, që e zbehën disi nivelin e lojës së të dy ekipeve, edhe pse të kuqtë e kërkuan me ngulm fitoren, që iu mohua në fakt nga balta e fushës.

Të dyja skuadrat e mbyllën lojën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Bitrit dhe Krymit, pas një zënke mes tyre brenda zonës, teksa do të ekzekutohej një goditje këndi.

Gjithsesi, në barazim 0-0 u mbyll supersfida, rezultat që e mban Vllazninë 9 pikë larg të kuqve, me skuadrën e drejtuar nga Thomas Brdaric që vazhdon të jetë në rrugën e duhur për titullin kampion.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco