Premierligë/ Tuchel ‘shijon’ fitoren e parë në krye të Chelseat

Premierligë/ Tuchel ‘shijon’ fitoren e parë në krye të Chelseat

18:24, 31/01/2021

Thomas Tuchel “shijon” fitoren e parë në krye të Chelsea-t. Blutë e Londrës mposhtën 2-0 Burnley-n në javën e 21-të të Premier League-s duke fituar disa pozicione në renditje.

Vendësit shënuan nga një gol në çdo pjesë, për t’iu kthyer suksesit pas humbjes me Leicester City-n dhe barazimit me Wolves.

Në fundin e pjesës së parë, më konkretisht në minutën e 40-të, realizoi Azpilicueta, pasi pasimit të marrë nga Hudson-Odoi, ndërsa llogaritë me Burnley-n i mbylli një tjetër spanjoll, Marcos Alonso, i shërbyer në këtë rast nga Pulisic (84’).

Ndal serinë pozitive të rezultateve Bunrley, që në dy ndeshjet e fundit kishte fituar me Liverpoolin (0-1) dhe Aston Villan (3-2).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco