Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare

Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare

16:33, 31/01/2021

Partizani-Vllaznia është supersfida që do të mbyllë siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore.

Në "Elbasan Arena", “Demat e Kuq” do të kërkojnë fitoren për të rihapur kampionatin dhe për të ngushtuar diferencën me kryesuesit shkodranë.

Një triumf i skuadrës së Dajës ndaj Vllaznisë do ta ngushtonte në 6 pikë diferencën mes këtyre 2 ekipeve.

Suksesi i kuqebluve do të rriste në 12 pikë diferencën dhe titulli do të afrohej në Shkodër.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Brdariç i ka besuar titullarëve të zakonshëm, ndërkohë te kryeqytetasit bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Çinarit që do të mbështet nga Asani, Bardhi dhe Melo.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Melo, Çinari

Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver

Trajner: Thomas Brdaric

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco