Ndahet nga jeta ish-lojtari i Barcelonës dhe i Real Madridit

Ndahet nga jeta ish-lojtari i Barcelonës dhe i Real Madridit

16:10, 31/01/2021

Është ndarë nga jeta ish-lojtari i Barcelonës dhe i Real Madridit, Justo Tejada.

Spanjolli luajti për katalanasit për 8 sezone, nga viti 1952 deri në vitin 1960, duke zhvilluar 149 ndeshje dhe 73 gola.

Gjithashtu ai luajti edhe për Realin e Madridit, me të cilët zhvilloi 33 ndeshje dhe realizoi 10 gola.

Image

Tejada është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare, teksa kjo është konfirmuar nga vetë klubi i Barcelonës, që i shpreh ngushëllime familjarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco