Goli i Seferit i jep tri pikët Tiranës, Laçi mposht Teutën dhe rizgjon 'endrrën' për titull

Goli i Seferit i jep tri pikët Tiranës, Laçi mposht Teutën dhe rizgjon 'endrrën' për titull

15:51, 31/01/2021

Laçi ka dalë fitues nga dueli me Teutën. Kurbinasit mposhtën me rezultatin minimal 1-0 skuadrën durrsake, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Ishte futbollisti kosovar, Mentor Mazrekaj ai i cili i dha tre pikë ekipit të Shpëtim Duros, me golin e shënuar në minutën e 36-të takimit.

Në minutën e 76-të, bardhezinjtë patën mundësinë të dyfishonin shifrat, por sulmuesi Nuabouze nuk u tregua i saktë përballë portierit, Frashëri.

Pas kësaj ndeshje, Laçi barazon Teutën me 27 pikë në klasifikim, por duke i marrë atyre momentalisht vendin e tretë.

Orges Shehi ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës. Bardheblutë mundën në trasnfertë me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Apolonisë. Golin e vetëm për skuadrën kryeqytetase e shënoi afrimi i kësaj merkatoje, Taulant Seferi në minutën e 76-të të takimit.

Më këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 6-të, ndërsa Apolonia qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco