VIDEO/ Pjesa e dytë e ndeshjes Apolonia - Tirana nis me vonesë, ja arsyeja

VIDEO/ Pjesa e dytë e ndeshjes Apolonia - Tirana nis me vonesë, ja arsyeja

15:08, 31/01/2021

Ka nisur me 10 minuta vonesë sfida mes Apolonisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

E gjitha ka ardhur, për shkak të një problemi mbi tribunën qendrore, aty ku pjesa e sipërme që mbulon këtë tribunë, ka filluar të lëkundet, duke rrezikuar edhe një rënie të saj.

Shkak për këtë është bërë era e fortë e cila është prezentë në Fier. Delegati i ndeshjes Besnik Çela, ka urdhëruar të largohen të gjithë personat që ndodheshin poshtë pjesës që lëkundej për të startuar më pas sfida, në mënyrë që të mos rrezikohen jetë njerëzish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco