Kaos te Barcelona/ Messi do të padisë Bartomeun, pesë persona ishin në dijeni të kontratës

Kaos te Barcelona/ Messi do të padisë Bartomeun, pesë persona ishin në dijeni të kontratës

14:02, 31/01/2021

E diela për të harruar për Barcelonën dhe Leo Messin . “El Mundo” publikoi në faqen e parë kontratën e lojtarit argjentinas me 555 milionë euro të fituara në katër vjet.

Klubi katalan konfirmoi vërtetësinë e dokumentit, por specifikoi në një deklaratë zyrtare se do të padisë gazetën për botimin e informacionit konfidencial.

Pavarësisht përgjigjes së klubit, Marca ka zbuluar një detaj interesant: Messi dëshiron të padisë ish-presidentin Bartomeu dhe katër persona të tjerë që janë në dijeni të kontratës.

Numri i 10-të i Barcelonës nuk ka folur ende në lidhje me këto lajme të publikuara, në lidhje me kontratën e tij, por e sigurt që ndjehet i tradhtuar nga një prej personave që kanë qenë në dijeni të saj.

Messi ka patur një konflikt të hapur me ish-presidentin Bartomeu, dhe publikimi i këtij lajmi mund të ketë qenë si një lloj hakmarrje nga ana e këtij të fundit ndaj sulmuesit argjentinas.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco