Iu publikuan detajet e kontratës së Messit, reagon ashpër Barcelona: Do ketë pasoja të tmerrshme!

Iu publikuan detajet e kontratës së Messit, reagon ashpër Barcelona: Do ketë pasoja të tmerrshme!

12:45, 31/01/2021

Lajmi për gjysmë miliardi euro dhe madje edhe më shumë që Lionel Messi ka marrë, nga kontrata e fundit e nënshkruar në qershor 2017 e cila do të zgjasë deri më 30 qershor, në Barcelonë, botuar nga “Mundo”, bëri xhiron e botës. Shuma maksimale 555,237,619 euro ishte hedhur në faqen e parë të botimit të paraqitur me titullin, “Kontrata faraonike e Messit që ka shkatërruar Barcelonën”.

Image

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit katalanas që me anë të një deklarate zyrtare njoftoi se do të ndërrmarrë veprime ligjore kundër gazetës Iberiane. Jo sepse lajmi është i rremë, por sepse “El Mundo” ka përhapur lajme dhe të dhëna konfidenciale.

 

Image

“Klubi mohon që kontrata është shfaqur në publik, pasi ai është një dokument privat që drejtohet nga parimi i konfidencialitetit midis dy palëve. Barcelona kategorikisht mohon çdo përgjegjësi në botimin e këtij dokumenti dhe do të marrë masa ligjore për çdo dëm të shkaktuar nga gazeta ‘EL MUNDO’. Barcelona shpreh mbështetjen e saj të plotë për Mesin nga kushdo që shtrembëron imazhin e tij. Ky është një dokument sekret dhe qeveritar dhe posedimi i tij në mënyrë të paligjshme dhe botimi i tij do të ketë pasoja të tmerrshme për ata që e bëjnë këtë.”, shkruhet në reagimin e klubit.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco