Sergio Ramos gati të largohet nga Real Madrid, mbrojtësi preferon kalimin në Premier League

Sergio Ramos gati të largohet nga Real Madrid, mbrojtësi preferon kalimin në Premier League

12:18, 31/01/2021

Tifozët de Real Madrid po presin që Sergio Ramos të rinovojë me ta. Kapiteni emblematik i Madridit është në fund të kontratës, por edhe pse negociatat kanë filluar disa javë më parë, asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Ramos, refuzoi një rinovim dy-vjeçar me Realin, pasi iu kërkua që të ulte pagën. Ai u zemërua me faktin se iu kërkua ulja e pagës, pasi ky veprim i drejtuesve iu duk si mosvlerësim dhe për këtë fakt po mendon të fillojë një aventurë të re. 

PSG dhe Manchester United po e monitorojnë me kujdes situatën dhe po përgatisin një ofertë për lojtarin. Mirëpo, 33 vjeçari është më afër nënshkrimit me United se sa me PSG-në.

Ramos nuk e pëlqen PSG-në dhe agjentët e tij do synojnë një lëvizje në Old Trafford, raporton Mirror. Sipas medias angleze, mbrojtësi spanjoll ka komunikuar me ish-shokun e tij të skuadrës te Reali i Madrid, David Beckham ku e ka pyetur rreth klubit të Manchester United. Mbetet për t'u parë, pasi Reali nuk do të heq dorë kollaj nga Ramos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco