Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, spikat dueli Partizani - Vllaznia

Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, spikat dueli Partizani - Vllaznia

10:11, 31/01/2021

Kategoria Superiore zbret sot në fushë për ndeshjet e javës së 17-të

Pas Skënderbeu – Kukësi (0-4) dhe Kastrioti Bylis (1-0), tre sfidat e tjera do të luhen këtë të dielë, me 2 ndeshje që do të luhen në orën 13:45 dhe një në orën 16:45.

Apolonia pret Tirënën në “Loni Papuçiu”.  Oreges Shehi debuton sot në stolin e bardhebluve dhe fitorja do të ishte ogur i mirë për këtë sfidë të re.

Sigurisht që skuadra fierake do tentojë t’i hapë probleme Tiranës, por duke parë diferencat në organikë që anojnë djeshëm nga bardheblutë nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Ndeshje e rëndësishme në këtë javë është edhe ajo mes Laçit dhe Teutës. Pritet që ky takim të jetë mjaft i luftuar, duke parë edhe pretendimet që kanë skuadrat në kampionat.

Në 16:45, do të luhen edhe sfidat më interesante. Vllaznia kryesuese udhëton për në Elbasan, ku do të përballet me Partizanin e vendit të dytë.

Një duel klasik mes dy ekipeve të traditës që gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e opinionit futbollistik në vend.

Një fitore të mundshme Vllaznia mund ta “vrasë” kampionatin sa i përket çështjes titull. Ndërsa me fitoren e Partizanit kampionati do të hapej, pasi diferenca me kreun do të ulej në 6 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco