Martinez: Rinovimi? Jam i lumtur, po kërkojmë një marrëveshje

Martinez: Rinovimi? Jam i lumtur, po kërkojmë një marrëveshje

09:31, 31/01/2021

Inter fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Benevento-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie-A.

Një prej protagonistëve kryesor të zikaltërve në këtë triumf, ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e dytë të ekipit të tij dhe dhuroi asist për Romelu Luakun tek goli i tretë.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi argjentinas dha një prononcim për “DAZN”, ku u shpreh: " Pjesa e parë ishte e vështirë, goli erdhi pas një gabimi të skuadrës kundërshtare. Por më pas ne e menaxhuam mirë ndeshjen dhe në pjesën e dytë arritëm të shënonim golat që na munguan në të parën. Jemi të lumtur që morëm tre pikët.

Ulërima pas golit? Isha i zemëruar. Ndonjëherë më mungojnë golat e thjeshtë dhe shënoj të vështirë. Unë duhet të përmirësohem në këtë aspekt. Sidoqoftë, ne jemi një grup i bashkuar, punojmë çdo ditë për të dhënë më të mirën tonë.

Lukaku- Është i rëndësishëm për ne, sot (dje) e vërtetoi. Edhe pse nuk luajt shumë mirë, ai arriti të shënonte dy gola.

Rinovimi - Po kërkojmë një marrëveshje. Jam i lumtur këtu dhe drejtuesit janë sjellë gjithmonë mirë me mua. Trajneri ka besim tek unë, përpiqem të jap maksimumin në fushë”, u shpreh Martinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco