Gattuso thumbon Interin: Kam disa muaj pa sulmues, dua të shoh...

Gattuso thumbon Interin: Kam disa muaj pa sulmues, dua të shoh...

09:06, 31/01/2021

Genaro Gattuso nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen nga drejtimi i Napolit. Trajneri thotë se po punon maksimalisht çdo ditë dhe se gjatë kësaj kohe është përballur me vështirësi të shumta edhe për mungesën e futbollistëve.

“Sigurisht që nuk kam ndërmend të dorëhiqem. Unë po punoj çdo ditë dhe me përkushtim të madh. Drejtuesit janë ata që vendosin për të ardhmen time, ndërsa sa të jem unë premtoj përkushtim maksimal”, ka thënë Gattuso pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Ai madje thumboi edhe Interin. “Unë kam disa muaj pa sulmues. Dua të shoh Interin se çfarë do të bëjë nëse i mungojnë Lautaro dhe Lukaku. Askush nuk thotë që na mungojnë lojtarët”, u shpreh Gattuso.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco