Copa Libertadores: Palmeiras fiton finalen kundër Santos në 'frymën e fundit'

Copa Libertadores: Palmeiras fiton finalen kundër Santos në 'frymën e fundit'

08:29, 31/01/2021

Na duhet të kthehemi në 2006 për të parë dy skuadra braziliane që garojnë në finalen e Copa Libertadores.

Atë vit, Internacional mundi Sao Paulo në ndeshjet brenda dhe jashtë. Në 2021, në Maracana, katër herë finalistët dhe një herë fitues (në 1999), Palmeiras u përball me Santos, që ka marrë pjesë në katër finale, por që ka fituar tre (1962, 1963, 2011), e fundit përpara 10 vitesh, me një farë Neymar.

Në këtë finale, dy skuadrat cilat mundën në gjysmëfinale River Plate dhe Boca Juniors nuk mund të vendosnin mes tyre deri në momentet e fundit.

Heroi i takimit ishte Palmeiras Breno, i cili hyri në lojë në minutën (85′) dhe shënoi gol në minutën (90+9), duke ja siguruar fitoren skuadrës së tij. Kjo është hera e dytë që Palmeiras fiton Copa Libertadores.

Një sukses që gjithashtu i jep Palmeiras një vend në Kupën e Botës për Klube, e cilia do të zhvillohet nga 4 deri më 11 shkurt 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco