Interi fiton ndaj Beneventos

Interi fiton ndaj Beneventos

23:26, 30/01/2021

Inter ka fituar lehtësisht 4-0 ndaj Beneventos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

Futbollisti i Beneventos, Importa, shënoi auto-gol në minutën (7’), për ti dhënë vendasve avantazhin në ‘Giuseppe Meazza’. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Interit.

Në pjesën e dytë,(57’), Lautaro Martinez dyfishoi avantazhin, ndërsa radhë që të shkundë rrjetën e Beneventos e kishte Romelu Lukaku për herën e tretë në minutën (67’).

Goditjen përfundimtare e dha Lukaku, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, begu realizoi në minutën (78’).

Rezultati përfundimtar Inter 4-0 Benevento. Tani, ‘Nerazzurrët’ mbajnë vendin e dytë në Serie A dhe kanë gjithsej 44 pikë, dy më pak se kryesuesit e Milanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco