Arsenali dhe Man United ndahen në ‘paqe’

Arsenali dhe Man United ndahen në ‘paqe’

21:54, 30/01/2021

Arsenal dhe Manchester United janë ndarë në barazim pa gola në sfidën e javës së 21-të në Premier League.

Ndeshja pati shumë raste nga te dyja skuadrat, por që nuk arritën të finalizojnë. Një rast i dyshimtë ishte kur Bruno Fernandes bëri një ndërhyrje të ashpër në Grani Xhakën, por gjyqtari e la pa e ndëshkuar atë.

Në pjesën e dytë, trajneri I Arsenalit, Mikel Arteta, bëri disa ndryshime dhe kërkonte që të mbyllte ndeshjen. Cavani pati një rast dhe më pas, por Lacazette qëlloi shtyllën.

Në minutën e (83’) në lojë u aktivizua Martin Odegaard, i cili bëri debutimin e tij me fanellën e Arsenalit por pa lënë gjurmë.

Manchester United me këtë barazim thyen një rekord të ri, pasi bëhet skuadra e parë që arrin 18 ndeshje pa humbje në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco