Bayern fitore të lehtë ndaj Hoffenheimit

Bayern fitore të lehtë ndaj Hoffenheimit

17:50, 30/01/2021

Bayern Munchen ka fituar lehtësisht 4-1 ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga.

“Bavarezët” janë shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë dhe kërkonin ta mbajnë distancën me ndjekësit e RB Leipzig.

Pjesa e parë pati lojë kryesisht sulmuese, fillimisht ishte Jerome Boateng i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 32′.

Thomas Muller e dyfishoi avantazhin për Bayernin në minutën (43′), ndërsa miqtë shënuan me anë të Kramaric (44′). Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Bayern. Në fraksionin e dytë të lojës, Robert Lewandowski shënoi për rezultatin 3-1. Golin e katërt e shënoi Serge Gnabry pas një asistimi nga Coman në minutën (63′).

Pas kësaj fitore, Bayern mban kreun e Bundesligas me 45 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco