VIDEO/ U operua në gju, Sindrit Guri surprizohet nga shoku i skuadrës

VIDEO/ U operua në gju, Sindrit Guri surprizohet nga shoku i skuadrës

13:23, 30/01/2021

Sulmuesi shkodran, Sindrid Guri i është nënshtruar dje një ndërhyrje kirurgjikale në gju, rikuperimi prej së cilës do të kërkojë të paktën 4 muaj.

Kësisoj, ky sezon është thuajse i përfunduar për sulmuesin, që kohët e fundit ka qenë larg shkëlqimit dhe ky dëmtim mund të jetë një goditje finale për aventurën me skuadrën e Ostendes.

Mirëpo, së fundmi sulmuesi shqiptar ka marrë një gjest fantastik nga shokët e skuadrës së tij. Sakala Feshion ka shënuar dopietë në barazimin 2-2 të Ostendes ndaj Standart Liezhit.

    Në të dy festimet e golave, ai ka bërë gjestin e dedikimit me fanellën e Gurit. “Sindriti është miku im. Ai është si një vëlla për mua. Për fat të keq iu nënshtrua një operacioni në gju, ndaj ia kam dedikuar dy golat e mi. Kalojmë shumë kohë bashkë, më ka inkurajuar shumë dhe ndihmuar shumë ndaj mendova të bëja këtë dedikim për të. Besoja që mund të shënoja në këtë ndeshje dhe kërkova bluzën e tij që ta kisha në stol”, tha sulmuesi 23-vjeçar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco