Talenti i Shpresave drejt kalimit te 'gjigantët' e Kroacisë

Talenti i Shpresave drejt kalimit te 'gjigantët' e Kroacisë

09:23, 30/01/2021

Armando Dobra me shumë gjasa këtë vit do ndryshojë skuadër.

Futbollisti i Shpresave pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit të Dinamo Zagreb dhe gjasat janë që në verë kroatët të tentojnë transferimin e numrit 10 të Ipswich Town, i cili para pak ditësh me ekipin U23 i shënoi dy gola Colchester, raporton TWTD.

Bolton është interesuar gjatë kësaj merkatoje, kurse më parë është raportuar se Atalanta, Southampton dhe Dynamo Kyiv kanë shfaqur interes. Për ofertë konkrete në skenë ka dalë Brighton, që thuhet se ka ofruar 350 mijë sterlina për Dobrën, por Ipswich Town nuk ka rënë për ta shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco