Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka folur për të ardhmen e futbollistit, Joshua Zirkzee.
Talenti i gjermanëve duket më pranë firmës me Parmën ndërsa tekniku bavarez ka theksuar se nuk dëshiron ta humbasë.
“Unë mund të them se Joshua u stërvit ditën e sotme me ne dhe shpresoj se do të vazhdojë të stërvitet me ne edhe pas janarit. Nuk ka asnjë njoftim për të bërë aq më pak për të ardhmen e tij.
“Është një lojtar që unë e vlerësoj dhe sigurisht që e dua në ekip. Nuk ka luajtur shumë, por sigurisht që do t’i vijë dhe mundësia e tij”, – tha Flick.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: