Shkëmbimi Sanchez – Dzeko/ Ndodh takimi i dytë mes drejtuesve, ja çfarë u vendos

Shkëmbimi Sanchez – Dzeko/ Ndodh takimi i dytë mes drejtuesve, ja çfarë u vendos

18:27, 29/01/2021

U zhvillua ditën e sotme takimi i dytë mes drejtuesve të Romës dhe Interit, në lidhje me shkëmbimin Dzeko - Sanchez. Për momentin ky shkëmbim nuk do të kryhet, pasi takimi nuk shkoi ashtu siç pritej. 

Të dy sulmuesit përfitojnë pothuaj të njëjtën pagë midis 7-7,5 milionë euro. Kilieni, falë dekretit të lëshuar nga qeveria e Italisë ka një pagë neto më të ulët dhe peshon më pak në bilanc në respekt me boshnjakun.

Të dyja klubet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me Interin që dëshiron vetëm të blejë me kosto zero, dhe Roma nuk ka për qëllim të ulë pretendimet e saj me 2-3 milionë euro, ose të përfshihet në marrëveshje dhe sulmuesi Andrea Pinamonti ose portieri Ionut Radu.

Pinamonti gjithsesi është në dalje nga zikaltërit dhe nëse italiani largohet, mund të rikthehet në modë emri i Eder i cili la Interin pikërisht për klubin tjetër të pronarëve të “Suning” , Zhiangsu Suning.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco