Gazetarja e njohur e sportit, Sidorela Gjoni është shprehur se një pjesë e mirë e kolege të saj nuk janë të zonjat në punën që bëjnë dhe nuk kuptojnë nga futbolli.
Gjatë një interviste, ajo u shpreh se një pjesë e moderatoreve sportive janë thjesht për “show”, ndërsa vlerësoi Vilma Mashën si më të mirën. Ndërsa rrëfeu edhe historinë e ngacmimit nga një futbollist shkodran, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.
Kush futbollist të ka ngacmuar dhe e ke nxjerrë jashtë loje?- e pyeti moderatorja.
“Kur je gazetare sportive të shkruajnë, ti zgjedh kujt i përgjigjes e kujt jo. Do e them origjinën, jo emrin se është gjynah. Është futbollist nga Shkodra, tani e kam mik. E nxora jashtë loje për atë që donte ai”- u përgjigj ajo.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: