Tare mbyll merkaton e Lazio-s: Musacchio është blerja e parë dhe e fundit në janar

Tare mbyll merkaton e Lazio-s: Musacchio është blerja e parë dhe e fundit në janar

17:12, 29/01/2021

Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare ishte pranishëm në prezantimin e Mateo Musacchio. Tare u shpreh se me transferimin e Musacchio-s, merkatoja e klubit bardhekaltër është mbyllur.

“Po prezantojmë blerjen e fundit të janarit. Musacchio është lojtar me shumë përvojë dhe e njeh mirë futbollin italian. Prej katër vitesh ka luajtur te Milani. Për situatën ku ndodhemi, është një goditje që na vlen shumë, e kemi menduar shumë mirë bashkë me trajnerin. Na duhej shumë një futbollist me këtë profil e që nuk ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. I urojmë mirëseardhjen, jemi të lumtur.”

Ndërsa futbollisti argjentinas deklaroi:

“Për mua është një mundësi e shkëlqyer, jam i lumtur që i bashkohem Lazios. Fizikisht jam mirë, vij me një dëshirë të madhe dhe uri. Për mua është një mundësi e shkëlqyer, jam gati të jap më të mirën time.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco