Zyrtare/ Gentian Selmani ndan rrugët me Menemespor, pritet të kalojë te...

Zyrtare/ Gentian Selmani ndan rrugët me Menemespor, pritet të kalojë te...

16:47, 29/01/2021

Tashmë është zyrtare. Portieri shqiptar, Gentian Selmani është larguar nga skuadra e Menemespor.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi nga Turqia që njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-portierin e Laçit:

KOMUNIKATA E MENEMESPORIT –

“Po ndajmë rrugët me Gentian Selmanin, një nga lojtarët e ekipit tonë. Ne dëshirojmë t’a falënderojmë për përpjekjet e tij ndaj ekipit tonë dhe t’i urojmë suksese në jetën e ardhshme të karrierës së tij.”

Selmani këtë sezon u aktivizua në ligën e dytë të Turqisë në total në 18 sfida.

Selmani pritet të kalojë tek skuadra e Bolusporit, e cila militon në Ligën e dytë të Turqisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco